Mustafa dedikim prekës të ndjerit Besnik Osmani
Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa, i kushton një dedikim prekës tashmë të ndjerit Besnik Osmani, përcjell Ministria Lajmeve.
Mustafa është shprehur se ky lajm ishte aq tronditës për të deri në fund i pabesushëm. Ai po ashtu i ka bërë thirrje organeve të hetuesisë që sa më shpejt t’i zbardhin të gjitha rrethanat e kësaj vdekje tronditëse.
“Uroj që të bëjnë të pamundërën për ta zbardhur këtë vdekje enigmatike dhe eventualisht autorët e krimit të vendosen para drejtësisë”- ka deklaruar z.Mustafa./ministrialajmeve.com
Postimi i plotë :
I dashur Besnik! Do të kujtoj ashtu si në ditën e parë kur u njohëm në gjimnaz në vitin 1994, do të kujtoj si nxënës i shkëlqyer, inteligjent, i shkathët.Të mbaj mend në qindra momente të tjera në këto vite miqësi e punë.
Sot morëm vesh një lajm tronditës deri në fund të pabesueshëm. Një ngjarje e rëndë për familjen e të afërmit, miqtë, kolegët, të gjithë ne…
I bëj thirrje organeve të hetuesisë që sa më shpejt që është e mundur t’i zbardhin të gjitha rrethanat e kësaj vdekjeje tronditëse. Urojmë që të bëjnë të pamundër për ta zbardhur këtë vdekje enigmatike dhe eventualisht autorët e krimit të vendosen para drejtësisë.
Uroj të prehesh i qetë. Zoti i dhëntë forcë familjes!??
RM.