Të fundit

Më 6 maj hiqet gjendja e jashtëzakonshme në Serbi.

Presidenti i Serbisë Vuçiq njoftoi që gjendja e jashtëzakonshme do të hiqet më 6 Maj, kështu që nga 7 Maji nuk do të ketë më orë policore.

Epidemiologu Predrag Kon bëri të ditur që pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme edhe më tej do të mbetet shpallja e epidemisë dhe së bashku me këtë edhe disa masa do mbesin në fuqi, raporton Ministria e Lajmeve.

Vuçiq i ftuar në Tv Pink tha se vendimi mbi heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme të mërkurën do të merret nga deputetët e Parlamentit, ndërsa do të hyhë në fuqi.
“ Shkojmë në Kuvend për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, që pritet të ndodh të mërkurën, për Gjurgjevdan. Nëse shpallen menjëherë në fletoren zyrtare, të enjtën nuk do duhej të kemi më orë policore” deklaroi Vuçiq, raporton Ministria e Lajmeve.

Ai më tej shtoi se janë përmbushur kushtet për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme të cilat i kanë vendosur epidemiologët- ku Serbia për të shtatën ditë me rradhë ka numrin e të infektuarëve nën 5% të të testuarëve dhe se po zvogëlohet numri i pacientëve në respiratorë.

“Natyrisht që për njerëzit kjo ma qenë e rëndë, nuk ekziston asnjë njeri normal i cili ka dashur këtë, kjo ka qenë e vetmja mundësi që t’i mbrojmë njerëzit, dhe mendoj se në pjesën më të madhe këtë e kemi arritur” tha Vuçiq.