Shqipëri

Shqipëria drejt mposhtjes së Covid-19, vetëm 6 raste të reja

Për të disatën ditë, Shqipëria po shënon ulje të numrit të personave të prekur me koronavirus. Task

Forca e ministrisë së Shëndetësisë në një dalje për mediat bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste të reja, ndërsa bëhet e ditur se Kruja është zona me numrin më të lartë të rasteve aktive në vend.

Nga 6 rastet e reja, 5 janë në Krujë dhe një në Tiranë, duke e çuar numrin e të prekurve në 795.

Një lajm i mirë sipas ministrisë së Shëndetësisë është se 67% e personave të prekur janë shëruar, transmeton Ora News.