Lajme

Pacolli përsëri reagon: Xhelal Sveçla po më kërcënon me arrestim, kjo është sfida më e madhe për Kuvendin nga 1989

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se Xhelal Sveçla e ka kërcënuar me arrestim nëse shkon në Kuvendin e Kosovës.

I pari i AKR-së ka shkruar në Twitter se kjo është sfida më e madhe për Kuvendin e Kosovës që nga viti 1989 kur është suprimuar dhunshëm autonomia e Kosovës në ish-Jugosllavi.