Sinjalizohet rruga Kosovës në Bujanoc
Rruga e Kosovës në Bujanoc është sinjalizuar, gjegjësisht janë vendosur vendkalimet e këmbësorëve për qytetarët e kësaj komune.
Rahim Salihu Kryeshef për investime në komunën e Bujanocit, ka deklaruar se, aktivtietet e Administratës Komunale kanë filluar qysh javën e kalur me pastrimin e rrugëve të qytetit, tani ka filluar sinjalizimi i rrugës së Kosovës.
Sinjalizimi i rrugëve apo vendosja e vendkalimit rrit sigurinë e këmbësorëve dhe vozitësve të automjeteve, konsideron Salihu.
Sipas Salihut ‘ora policore’ e cila në fakt ka bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve i ka lehtësuar kompanisë për t’a kryer punë e tyre sa më efikase dhe më të mirë, në një kohë të shpejtë.
Tutje kryeshefi për investime ka shtuar se kompania e kontraktuar do të fillojë edhe me sanimin e gropave të rrugëve në tërë komunën e Bujanocit e cila ka për afat kohorë 10 ditë që t’i sanoj gjitha gropat tashmë të evidentuara nga kompania.
” Me pastrimin e rrugëve, sanimit e gropave e sinjalizimin e rrugëve po mendojmë që t’a bëjmë qytetin më të mirë dhe më të pastuar” – u shpreh Salihu.
Krejt në fund Salihu i bëri thirrje edhe një herë qytetarëve të komunës së Bujanocit të vazhdojnë me rrespektimin e masava siç kanë bërë deri më tani, për t’a kaluar sa ma më mirë “luftën” me virusin Covid-19.-