Bota

Situata në Itali, ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, Italia ka regjistruar 333 viktima nga koronavirusi, duke e çuar numrin total të personave që kane humbur jetën nga pandemia në 26977.

Autoritetet shëndetësore italiane raportuan se është zvogëluar ndjeshëm numri i rasteve të reja me 1739 të prekur. Në total në vendin fqinj janë infektuar nga Covid-19, 199 414 persona.

Ditën që lamë pas, vendi fqinj regjistroi 260 humbje jete, numrin më të ulët të viktimave, që nga mesi i muajit mars./opinion.al