Rama tregon pse tërhoqi padinë ndaj Bild: Kaluam bukur në Mynih
Kryeministri Rama ka vendosur t’i japë një përgjigje lajmit mbi tërheqjen e padisë ndaj gazetës ‘Bild’.
Rama konfirmon tërheqjen e padisë ndërsa si arsye jep kohën e bukur të kaluar në Mynih gjatë Konferencës së Sigurisë.
“Në greqishten e vjetër idiot quhej personi që s’duhet të merrej me çështje të interesit publik, po vetëm me punët e veta. Fatkeqësisht më kanë qëlluar kundërshtarë disa që politikën e kanë si nevojë personale dhe jashtënxjerrin papushim në publik idiotësinë e tyre!
Por paçka se fatmirësisht ky popull ua njeh erën prej kohësh dhe as u afrohet më, sqarimet duhen bërë për popullin jo për ta! U njoha me shefat editorialistë të BILD gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe kaluam aq bukur sa nuk pata më motiv për ta vazhduar gjyqin. Njerëzore!“, shkruan Rama.
Gazeta gjermane “Bild” publikoi disa muaj më parë disa nga përgjimet e dosjes ‘339’ dhe ‘184’ ku po hetohet krimi elektoral në zgjedhjet e vitit 2017 dhe atyre lokale në Dibër. Pasi gazeta ‘Bild’ publikoi përgjimet, kryeministri Rama deklaroi se kishte ngritur padi ndaj tyre. Por mbrëmjen e djeshme në një lidhje direkte në Syri Tv, gazetari Peter Tiede deklaroi se padia është tërhqur. /Opinion.al