Shqipëri

Kreu marrëdhënie me të miturën, arrestohet 72-vjeçari në Sarandë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë ku një 72-vjeçar është arrestuar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Sipas njoftimit të policisë B.T, 72 vjeç, lindur e banues në Sarandë ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17 vjeçare nga qytetit i Sarandës.

Policia e Sarandës pas informacionit të marrë ka bërë shoqërimin dhe ndalimin e menjëhershëm të këtij shtetasi i cili ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Mësohet gjithashtu se prokuroria po heton këtë cështje pasi ka të dhëna se edhe persona të tjerë janë të implukuar në këtë ngjarje.

Ndaj 72-vjeçarit rëndon vepra penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”. /Opinion.al