Kryesore

Kurti: Nga unë pritej vetem heqja e taksës 100% dhe marrëveshja Kosovë- Serbi pritej të ndodhte shumë shpejt

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, sonte ishte i ftuar në emisionin Debat Plus, e që foli për taksën 100% ndaj Serbisë si dhe për shkëmbimin territorial mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Ministria Lajmeve.

Kurti deklaroi se nga ana e tij pritej hejqja e taksës 100% dhe pas kësaj pritej të finalizohej marrëveshja mes dy shteteve duke ia bashkangjitur edhe shkëmbimin territorial.

Kryministri në detyrë Kurti tutje shtoi që një bashkupunëtor i afërt i presidentit Thaçi i kishte treguar për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës e Serbisë bashkëpunëtorit të tij të afërt, e qe në këtë “ujdi” mes Thaçit dhe Vuçiqit ishte dhe shkëmbimi territorial duke ia dhënë Serbisë tre komunat veriore ndërsa Kosova do të merrte Preshevën deri tek “hekurudha” ndërsa Bujanoci dhe Medvegja do të mbeteshin po ashtu në Serbi./ministrialajmeve.com