Kryesore

Lajmërim nga komuna e Preshevës : Prindërve të fëmijëve me autizëm u lejohet qarkullimi gjatë periudhës së orës policore

Në mbështetje të nenit 200, pika 6 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë, Qeveria me nënshkrim të presidentit të Republikës ka nxjerrur urdhëresë, në të cilën thuhet:

Qarkullimi gjatë kohës së ndalimit u lejohet prindërve të fëmijëve me autizëm, gjatë periudhës nga ora 17:00 deri më ora 20:00 gjatë ditëve të punës, kurse të shtunave dhe të dielave nga ora 15:00 deri më ora 20:00.

Kjo urdhëresë hyn në fuqi nga data e shpalljes në “Gazetën zyrtare të Republikës së Serbisë”.