Lajme

Vendimi i ri i Qeverisë së Kosovës: Ndalohet plotësisht qarkullimi i veturave, obligohet mbulimi i gojës dhe hundës

Arben Vitia në konferencë për shtyp ka bërë të ditur vendimet e reja që janë marrë shkaku i pandemisë covid-19.

Sipas këtij vendimi ndalohet edhe qarkullimi i automjeteve, shkruan indeksOnline.

Kurse qarkullimi do të lejohet vetëm për disa kategori të veçanta.

Po ashtu ata persona të cilët dalin fizikisht në rrugë janë të obliguar të mbulojnë gojën dhe hundën.

Mos respektimi i këtyre masave do të ndëshkohet me gjobë