Ushtria serbe dezinfekton oborrin e Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë me natrium hipoklorid (Foto)
Si masë parandaluese nga koronavirusi, Komuna e Preshevës me herët ka pastruar dhe dezinfektuar rrugët në qytet.
Siç njoftohet nga drejtori i Shtëpise së Shëndetit, sot ushtria serbe ka bërë dezinfektimin e oborrit te ketij institucioni me natrium hipoklorid.
“Preventiva është çelësi i shëndetit. Me kërkesën time drejtuar ushtrisë, sot shtëpia e shëndetit u dezinfektua me natrium hipoklorid në tërë oborrin e saj për ta parandaluar sa më shumë përhapjen e Corona virusit!” ka shkruar Driton Salihu, drejtor i shtepise se shendetit ne rrejtin social facebook duke i publikuar edhe disa foto gjate dezinfektimit.