Djali i Presidentit serb Vuçiq, infektohet me COVID-19
Danilo Vuçiq, djali i Presidentit serb Aleksandar Vuçiq, është pranuar në Klinikën Infektive për koronavirus, raporton Ministria e Lajmeve.
Danilo Vuçiq është infektuar me koronavirus dhe tani po i nënshtrohet trajtimit.
Ky lajm është postuar në Instagram nga vetë Presidenti.
Ai theksoi se dorëzimi nuk ishte një mundësi, dhe tha: “Bir, ti do ta fitosh!”
Kur filloi gjithçka, Danilo im më tha dorëzimi nuk është një opsion. Birim im është infektuar me koronavirus dhe pasqyra e tij klinike ishte e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do ta fitosh. Babi të do, të gjithë të duam! – ka shkruar Vuçiq në Instagram.