Regjistrimi për klasën e parë online, priten afro 390 nxënës në komunën e Bujanocit
Për shkak të situatës së jashtëzakonshme nga pandemia e virusit të ri COVID 19 regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë për vitin shkollorë 2020/2021 do të bëhet sipas sistemit online.
Driton Rexhepi, kryeshef për arsim pranë administratës së komunës së Bujanocit tha për Titulli.com se deri më tani procesi është duke ecur dhe nuk ka ndonjë vërejtje.
“Regjistrimi këtë vit do të shkojë përmes formës online, secila shkollë është e obliguar që të pranojnë kërkesën me të dhënat elementare të fëmijëve”, thekso Rexhepi.
Prindërit që dëshirojnë të regjistrojnë fëmijët e tyte në klasë të parë duhet t’i drejtohen shkollave fillore të tyre përkatëse në vendbanimet ku jetojnë, shkruan Titulli.com.
Sipas thirrjeve nga drejtoritë përkatëse arsimore të drejtë aplikimi kanë fëmijët e lindur nga 01.03.2013 deri 28.02.2014 mirëpo për detaje shtesë prindërit të konsultohen me personat përgjegjës në institucionet shkollore.
Në vitin shkollorë 2019/2020 në territorin e komunës së Bujanocit ishin të regjistruar 392 në klasën e parë ndërsa këtë vit priten të regjistrohen për herë afro 390 nxënës mirëpo numri i saktë do të dihet në shtator kur të fillon procesi mësimorë.
Qeveria e Serbisë me 15 mars ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe më këtë rast janë mbyllur institucionet arsimore për kohë të pacaktuar.//