Lajme

Mediat serbe: Kurti gjeti formën për hakmarrje ndaj Serbisë

Taksa u hoq dhe vendimi nis të realizohet, po kjo është vetëm lajm i mirë pasi vendoset qarkullimi i lirë i mallrave dhe plasim i tyre në tregun e atjeshëm, por kryeministri në dorëheqje ka mendim tjetër vendosi reciprocitetin, që rezultoi me reagimin amerikan, shkruan “Novosti”.

Ideja sipas analistëve me vendosjen e reciprocitetit në Serbi ishte shantazhi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit, duke mos sqaruar çfarë ajo nënkupton.

Kurti ka deklaruar se masat e reciprocitetin do të jenë në “harmoni me sjelljen e autoriteteve serbe”, që në përkthim do të thotë si sillet Beogradi me Prishtinën ashtu që edhe Prishtina do të sillet me Beogradin.

Sipas tij për mallra do kërkohen certifikata dhe vërtetime ku dedikohet të transportohet sikurse edhe vlerësimi i kualitetit, ndërsa ndër masat tjera edhe mos njohjen e dokumenteve, pasaportave, patentave edhe diplomave e vërtetimeve tjera si kundërmasë…

Nëse këto merren parasysh, të gjitha kanë të bëjnë “kryesisht me lirinë e lëvizjes, automjeteve dhe kamionëve. Serbia nuk njeh targat e Kosovës dhe i obligon qytetarët që ndërrojnë me targa përkohshme” siç ka thënë Haki Abazi z.kryeministër për “Radio Evropa e Lirë”, duke shtuar se “Serbia nuk njeh certifikate sanitare”.

Problemi i parë me kamionë dhe reagimi i Ramës

Pa kaluar 24 orë doli problemi me kalimin e kamionëve që u ballafaquan me telashe, me ç’rast kryeministri Rama i shkruan Vuçiqit duke kërkuar lejimin e kamionëve me targa të Kosovës.

Vuçiq nuk ka reaguar në këtë situatë, por këtë e bëri Gjuriq duke kërkuar nga vendet përreth që të ngritët zëri ndaj masave të reja të Prishtinës dhe kërkesës që Beogradi të njoh pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që ka demantuar bllokimin.

Ai përmendi se Prishtina kërkon dokumente edhe certifikata përkundër marrëveshjes së BE-së dhe të shkruhet emri Republika e Kosovës dhe Serbia edhe formalisht të filloj të trajtojë Kosovën si shtet tjetër, përndryshe “gruri nuk kalon”.

Reaguan ShBA, por jo edhe BE

Këtë situatë e ka përcjell ShBA dhe qartë përsëriti qëndrimin e heqjes së taksës.

“ShBA janë të qarta dhe Kosova duhet të heq taksën dhe mos të krijoj barriera të reja sepse këto masa shkaktojnë dëm ekonomisë dhe qytetarëve të Kosovës. Jemi kundë hapave të masës së reciprocitetit, që bëjnë probleme në kohën e marrëveshjeve ajrore, hekurudhore edhe rrugore për të cilat janë pajtuar palët, kur do të realizohen në drejtim të rritjes ekonomike edhe krijimit të kushteve për dialog” thuhet në kumtesën e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Këtë kumtesë më pas e shpërndaj përmes Twitter edhe i dërguari special i presidentit amerikan Grenell.

Për dallim nga ShBA që kundërshtuan reciprocitetin , nga BE erdhën reagime më të qeta.

Shefi i diplomacisë Borel ka shprehu kënaqësinë me vendimin e Prishtinës duke potencuar rëndësinë që ka qarkullimi i mallrave veçanërisht në kohën e krizës.

Edhe komisari i zgjerimi Varhejl ka përshëndetur vendimin : “Përshëndesim vendimin e qeverisë kalimtare që është bazë e vazhdimit të dialogut, të gjitha barrierat duhet të hiqen sepse bashkëpunimi regjional është kyçe dhe e domosdoshme për luftë kundër virusit Corona” tha ai.