Arifi me bashkëpuntorët e tij inspektuan disa pika të ujësjellsit së qytetit dhe në f.Çukarkë
Gjatë ditës së sotme kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi së bashku me bashkëpunëtorët e tij, përkatësisht me disa nga përfaqësuesit komunal dhe drejtorin e ndërmarrjes “N.P Moravica” Zijni Kameberin inspektuan disa pika të ujësjellësit të komunës së Preshevës, transmeton Ministria Lajmeve.
Arifi ka potencuar se gypat që furnizojnë qytetarët me ujë të pijshëm janë të stërvjetruar dhe si pasojë ka ardhur deri tek prishja apo mos funksionimi i tyre në mënyrë të duhur. Tutje ai shtoi se për të evituar problemin me gypat e ujësjellësit së pari duhet të ndëpritet uji që pastaj të evitohen problemet dhe të kthehet përsëri furnizimi me ujë për qytetarët e komunës së Preshevës. Po ashtu i pari i komunës ka kërkuar që qytetarët të kenë durim deri në sa të rregullohen gypat e prishur.
Po ashtu rreth kësaj problematike është deklaruar edhe drejtori i ndërrmarrjes “NP Moravica” z.Kamberi, i cili potencoi se është tejet e vështirë të punohet në këto kushte pandemie e si dhe shoti se gypat e ujësjellësve tri herë janë sanuar por amartizimi dhe vjetërsia e tyre janë një ndër arsyet kryesore që po ndodhin këto problematika.
Mbetet të shifet ditëve në vijim se çfarë masa konkrete do të marrin autoritet komunale dhe ndërrmarrja N.P Moravica për zgjidhjen e kësja problematike që po përballen qytetarët e komunës në këtë kohë të vështirë pandemie. Redaksia e Ministrisë së Lajmeve do të jetë në vëzhgime dhe për çdo të re do t’i informojë qytetarët e komunës së Preshevës.