Lajme

Ministria e Financave hap llogari për fondet për menaxhimin e situatës së pandemisë

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se Thesari i Kosovës, në emër të Republikës së Kosovës, ka hapur një llogari zyrtare bankare të dedikuar për pranimin dhe evidentimin e fondeve që dedikohen në luftën kundër pandemisë COVID-19 (kredive, granteve dhe donacioneve).

MFT ka njoftuar për hapjen e llogarisë me qëllim të rritjes së transparencës si dhe llogaridhënies sa më të lartë ndaj publikut si dhe partnerëve, lidhur me kontributin dhe menaxhimin e këtyre fondeve.

Llogaria e hapur është pjesë e sistemit të Llogarisë së Vetme të Thesarit e hapur në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, funksionale nga data 1 Prill 2020, ku mund të kryhen të gjitha transferet brenda dhe jashtë vendit.