Të fundit

Invalid u bë duke luftuar për Luginën, por ka tre muaj që jeton pa rrymë

Lufta në Luginë të Preshevës, Musa Latifin nga Rahovica e Preshevës e gjeti të rreshtuar në Brigadën 113 “Ibrahim Fejzullahu” të UÇPMB-së.


Gjatë një sulmi të forcave serbe, Musa u plagos rëndë, që atëherë ai mbeti invalid.

Pa asistencë sociale, pa përkujdesje institucionale, gjendja e tij është rënduar vazhdimisht. Tash e tre muaj Musa Latifi nuk ka as rrymë, kjo meqë Elektro – distribucioni i Serbisë e ka ç’kyçur nga rrjeti për shkak të rritjes së borxhit.

E Mendurim Presheva, zëdhënës i Shtabit për Siguri dhe Situata të Jashtëzakonshëm ka është shprehur i befasuar për këtë veprim të Elektro – distribucionit të Serbisë , ai ka thënë se do të intervenojnë për tejkalimin e kësaj gjendjeje.

Në periudhën kur në Serbi është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe kur ora policore zgjatë më shumë se gjysma e ditës, si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së virusit COVID – 19, institucionet përgjegjëse do të duhej të kenë parasysh sidomos gjendjen e qytetarëve me nevoja, është thënë në Shtabit për Siguri dhe Situata të Jashtëzakonshme të Komunës së Preshevës.