Alfred Cako: Mbi një skenar të rrezikshëm dhe të mundshëm
Opinion nga Alfred Cako
Qeveria Kurti do të vazhdojë punën deri në zgjedhjen e mandatarit të ri të partisë e cila i ka fituar zgjedhjet, të cilin mandatar e emëron presidenti, dy herë radhazi mund të sprovohet t’i merr votat e shumicës së deputetëve. Nëse dështon t’i sigurojë votat shkohet në zgjidhje. Deri në zgjedhje kjo periudhë zgjatë diku 60 ditë.
Kështu që nuk ka rrezik prej kësaj, shkojmë në zgjedhje veç kthehemi më të fortë
Qeveri teknike smund të ketë, nuk ka arsye.
Qeveri gjithëpërfshirëse gjithashtu smund të ketë, as për këtë ska arsye. Këto dy forma të qeverisjes janë opsion kur smund të dilet prej ngërqit politik.
E vetmja zgjidhje i mbetet PANLit dhe Thaçit është të bëjnë amandamentime kushtetuese. Ky është rreziku më i madh, sepse Presidenti apo edhe 1/4 e deputetëve mund të iniciojnë ndryshimet kushtuese, për të cilat nevojiten 2/3 apo 81 votat e deputetëve të gjithë deputetëve përfshirë edhe 2/3 e deputetëve me ulse të rezervuara.
Kur kuvendi nuk është shpërndarë, vazhdon punën, kujtojmë që 82 vota ishin për rrëzimin e Qeverisë dhe këto vota mund të përdoren edhe për ndryshime kushtetuese.
Amendamentet kushtetuese vetëm duhet të jenë të adresuara nga Kryetari/ja e Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese paraprakisht që të konstatohet se nuk bëjnë shkelje të Kapitullit 2 (vërejtje: Kapitulli 2 i Kushtetutës përmbanë vetëm të drejtat dhe liritë themelore) të Kushtetutës së Kosovës, nëse jo atëherë miratohen në momentin e votimit në kuvend.
Uroj të mos jetë kështu!