Lajme

Mustafa: Të dështuarit që fajësuan SHBA-në duhet të kërkojnë falje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratës së Departamentit të shtetit amerikan.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ‘të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara pareshtur dhe fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj”.

Mustafa ka shkruar se SHBA demantoi spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit.

“Kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës”, ka shkruar ai.