Agim Veliu: Vjosa Osmani nuk ka vend më në LDK
Ish-ministri i MPB-së, Agim Veliu ka thënë se Vjosa Osmani dhe deputetët e tjerë që dolën kundër votimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti nuk kanë vend në LDK.
Sipas Veliu deputetët që votojnë kundër do të duhet ta shqyrtojnë qëndrimin e tyre, sepse nuk qëndrohet në një subjekt poltikt kur bie ndesh me të.
“Nëse Vjosa Osmani përditë bën thirrje kundër vendimeve të LDK-së dhe punon me të tjerët kundër neve, nuk e ka asnjë kuptim që ajo të qëndrojë në LDK”, ka thënë Veliu
”Nuk do te duhet asnjë prej deputet të vetoj jashta qendrimeve të partisë, tashmë ldk është ënjohur dhe ka qendrime , është mirë që ata deputët që votojnë kunder do të duhet ta shqyrtojnë qendrimin e tyre, sepse nuk qendrohet në një subjet poltikt kur bie ndesh em të, ldk po e sheh kush janë ata dhe qfarë janë qëndrimet e tyre”, ka thënë Veliu në T7