Lajme

Vendimi i Qeverisë Kurti për ndalimin e lëvizjes se qytetarëve, reagon djali i Isa Mustafës

Besnik Mustafa, djali i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka publikuar sot një pikë të një neni të Kushtetutës së Kosovës i cili parasheh se “shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore që mbrohen me Kushtetutë” mund të bëhet vetëm pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Përmes publikimit të dy pikave të nenit 56 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, djali i kryetarit të LDK-së ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve.

Shkrimi i publikuar nga Besnik Mustafa në Facebook:

Nenj

56 [Të Drejtat dhe Liritë Themelore gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme]

1. Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore që mbrohen me Kushtetutë, mund të bëhet vetëm pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme sipas kësaj Kushtetute dhe vetëm deri në masën sa është e domosdoshme nën rrethanat e dhëna.

2. Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 23, 24, 25, 27, 28, 29, 31, 33, 34, 37 dhe 38, të Kushtetutës nuk është e lejuar në kurrfarë rrethanash.