Të fundit

Përplasja Thaçi-Kurti/ Reagon Shpend Ahmeti: E këtë nuk ja u patëm borxh, ama bash hiq!

Kryetari i Prishtinës ka reaguar pss vendimit të Qeverisë në lidhje me kufizimet në lëvizje. Ai përmes një publikimi në Fb bëri thirrje për rrespektimin e këtij vendimi përderisa kritikoi “luftën” mes Presidentit dhe Kryeministrit :
“Skeni nevojë me testu institucione për shkak të konfliktit politik që po ndodhë”, përcjell Ministria Lajmeve.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit

E këtë nuk ja u patëm borxh, ama bash hiq!

Qytetarë të Prishtinës, vazhdojmë të merremi me semundjen. Nesër #rriNshpi sa më shumë që mundeni e posaçërisht në oraret e kufizuara sipas vendimit të qeverisë. Ju që e keni të domosdoshëm paraqitjen në vend të punës shkoni para orës 10:00 dhe kthehuni në shtëpi pas orës 16 deri në 20. Skeni nevojë me testu institucione për shkak të konfliktit politik që po ndodhë. Më dëgjoni, ruani vetën dhe familjet. Duhet ta ngadalësojmë virusin. Derisa të shtyhen në Gjykatë Kushtetuese mendoni vec për komunitetin se prapë te kjo betejë do kthehemi. Sonte fleni të qetë.

#rriNshpi