Lajme

Inspekcioni komunal në Bujanoc me masa rigoroze në ditën e tregut të gjelbërt

Inspekcioni komunal në bashkpunim me policinë është duke e mbikëqyrë ekspozimin e mallrave jashtë tregut, ndalimin e shfrytëzimit (vendosjes) pa leje të hapësirave publike, me qëllim që të lirohen të gjitha hapësirat publike për qarkullim të lirë të qytetarëve.

Janë larguar të gjitha mallrat e ekspozuara nëpër trotuare, para barnatores dhe postës së qytetit.