Njoftim i rëndësishëm- ZGJATJA E QËNDRIMIT NË GJERMANI
Në vazhdim po ju sjellim të gjitha informacionet e nevojshme për qytetarët e Republikës së Serbisë që aktualisht gjenden si turistë në Gjermani, siç është rasti poshtu edhe me qytetarët e Luginës së Preshevës, të cilët për arsye të situatës së krijur nga COVID-19, do të tejkalonin kohën e lejuar të qëndrimit në Gjermani, raporton Ministria Lajmeve.
Informacionet janë të marrura nga njoftimet e lëshuara prej Ambasadës së Serbisë në Gjermani.
#BERLIN
Shërbimi për të huajt në qytetin e Berlinit
informon se turistët që e gjejnë veten në Berlin duhet të largohen nga vendi brenda 90 ditësh, mirëpo nëse nuk mund ta bëjnë këtë për shkak të ndalimit të daljes nga Gjermania ose anulimit të fluturimeve të tyre, ata nuk do të kenë probleme për shkak të një emergjence, siç është rasti me COVID-19.
Që nga e hëna, 23/03/2020, turistët që aktualisht janë në Berlin mund të kontaktojnë Shërbimin e Urgjencës, të paraqesin kërkesën dhe vërtetimin përmes faqes së internetit të Shërbimit për të huajt, i cili duhet të azhurnohet nga data 23 Mars:?
Ju gjithashtu mund të kontaktoni Shërbimin e të huajve në numrat e telefonit vijues: 90269-5507 dhe 90269-5505.
#MYNIH
Shërbimi për të huajt në qytetin e Mynihut informon se turistët që janë gjendur në Mynih duhet të largohen nga vendi brenda 90 ditësh, por nëse nuk mund ta bëjnë këtë për shkak të ndalimit të daljes nga Gjermania ose anulimit, ata nuk do të kenë probleme për shkak të kësaj emergjence, siç është rasti me COVID-19
Për informacionin e nevojshëm, vizitoni www.muenchen.de
Ju duhet të kontaktoni Shërbimin e Jashtëm me një kërkesë për të zgjatur qëndrimin tuaj me postë elektronike: auslaenderbehoerde.kvr@muenchen.de
Kërkesa duhet të shoqërohet me një kopje të pasaportës (me vulë të dukshme të datës së hyrjes në Republikën Federale të Gjermanisë), sigurimin shëndetësor, adresën e vendbanimit në Mynih, si dhe një vërtetim të pamundësisë së kthimit në Serbi bazuar në Vendimin e Qeverisë së Serbisë.
#FRANKFURT
Njoftim i Rëndësishëm!
Lusim qytetarët e Republikës së Serbisë që aktualisht gjenden në provincat gjermane Hesse, Rhineland-Pfalc dhe Zarland për shkak të masave kundër përhapjes së virusit Korona, të cilët aktualisht po qëndrojnë në këtë zonë, t’i drejtohen konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Serbisë në Frankfurt përmes emailit – info@gksrbfra.de ose përmes telefonit në +49 1521 6900255 në lidhje me regjistrimin dhe ndihmën për rregullimin e qëndrimit tuaj të mëtejshëm në Gjermani me autoritetet gjermane kompetente (Drejtoria për të Huajt).
#Shtutgart, #Dyseldorf, #Hamburg
Serbia mbylli kufijtë e saj; trafiku ajror ndërmjet Gjermanisë dhe Serbisë është pezulluar. Nëse për shkak të kësaj, qëndrimi juaj në Gjermani do të zgjatet, dhe nëse për këtë arsye e tejkaloni periudhën 90-ditore, ju lutemi kontaktoni Përfaqësin-Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Serbisë në Gjermani dhe Zyrën vendore kompetente për të huajt (ose edhe nëpërmjet postës elektronike ).
Zyret për të huajt aktualisht janë të mbingarkuara nga numri i madh i shtetasve të huaj që kanë qëndruar në Gjermani – ju lutemi të kuptoni dhe tregohuni të durueshëm nëse nuk arrini t’i kontaktoni menjëherë. Provoni përsëri!
Bëhet fjalë për situatë emergjente në të cilën ndodhemi aktualisht. Ka shumë raste individuale të ndryshme në të cilat supozojmë se nuk janë fajtor që si shtetas të huaj tejkalojnë kohën e qëndrimit në Gjermani. Prandaj, nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar qytetarët e Republikës së Serbisë, të cilët në pamundësi udhëtimi tejkaluan kohën e aprovuar të qëndrimit të tyre turistik dhe për këtë nuk do të ndiqen penalisht.