Shqiptares i bëhet jehonë në mediat italiane, gatuan për mjekët dhe infermierët
Duke qenë se Italia gati është gjunjëzuar nga përhapja e koronavirusit, por gjestet e vogla të solidaritetit, nuk mungojnë mes njerëzve. Madje janë pikërisht këto gjeste që japin forcë për përballimin e kësaj situate, transmeton albinfo.ch.
Një operator sanitar shprehu simpatinë për një grua shqiptare, e cila u ofroi drekën mjekëve, infermierëve dhe operatorëve sanitarë, shkruhet në një gazetë të provincës së Piacenzës.
”Sot personeli shëndetësor është i gjithë i fokusuar tek COVID-19 dhe po merret me personat e prekur, por Tixhja vazhdon t’u dërgojë ato që mundet duke mos dashur të identifikohet”, theksuan mjekët e spitalit duke e falënderuar publikisht.
“Na solli kuzhinën dhe shpresën e saj”, theksoi stafi i spitalit të Fiorenzuolës. /Albinfo.ch.