Lajme

Koronavirusi/ Sot për herë të parë në Preshevë nuk do të falet namazi i xhumasë

Sot për herë të parë në Preshevë nuk do të falet nëpër xhami namazi i Xhumasë, për shkak të epidemisë së Koronavirusit. Vendim që u caktua nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë, në krye me kryetarin e saj, Sevdail Jakupin.

Në një paraqitje para mediave, Jakupi ka bë të ditur se deri sa zgjat pandemia nuk do të falen namaze me xhemat nëpër xhami dhe se as xhumaja nuk do të falet, shkruan Presheva.AL. Jakupi sqaroi se namazi i Xhumasë falet vetëm me xhemat, e kur nuk ka kushte për diçka të tillë, kompenzohet duke e falur në shtëpi namazin e drekës.

Video mesazhin drejtuar popullatës në këtë gjendje të jashtëzakonshme nga Sevdail Jakupi e keni më poshtë: