MPB-ja serbe ka hapur kontakte speciale për informacione në lidhje me COVID-19
Presidenti Vuçiq përmes një paraqitje të tij në një konferencë, bëri të ditur edhe disa masa të rëndësishme në lidhje me situatën aktuale me koronavirusin.
Kufijtë e Republikës së Serbisë janë të mbyllura për të gjithë shtetasit e huaj, përveç në raste të jashtëzakonshme.
MPB-ja serbe ka hapur kontakte speciale për situatën aktuale në lidhje me epideminë e koronavirusit. Ajo njoftoi sot se ka hapur një adresë të veçantë e-mail dhe linjë telefonike, raporton Ministria e Lajmeve
Në lidhje me këtë qytetarët mund të marrin të gjitha informacionet nga Ministria serbe e Punëve të Brendshme, në lidhje me situatën aktuale që ka të bëj me epideminë e koronavirusit.
Pyetjet drejtë Ministrisë së Punëve të Brendshme mund të dërgohen përmes postës elektronike infokoronavirus@mup.gov.rs ose me telefon në 011 / 2741-580, raporton Ministria e Lajmeve