Këshilli Kombëtar Shqiptar siguron lejen për përdorimin e platformës mësimore të Shqipërisë
Këshilli Kombëtar Shqiptar duke vërejtur emergjencën e situatës së krijuar u mobilizua dhe sot pas shumë përpjekjeve dhe kontakteve me Qeverinë por dhe me faktorin ndërkombëtar, bëri publik lajmin e shumëpritur se kanë arritur të sigurojnë lejen që nxënësit shqiptar do ta shfrytëzojnë Platformën mësimore online për nxënës me klasa virtuale të autorizuar nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit Republikës së Shqipërisë.
Postimi i plotë i kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa:
Keshilli Kombëtar Shqiptar me përkushtim insiston në drejtën e trajtimit të barabartë të nxënësve shqiptar në këtë situatë të jashtëzakonshmme.
Hapa konkretë përmes Administratës shkollore (školska uprava) për realizimin video xhirimet.
Ka deponur listën shtesë për angazhimin e mësimdhënësve në këtë drejtim.
Luten të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit të përdorin Platformën mësimore online për nxënës me klasa virtuale të autorizuar nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit Republikës së Shqipërisë
Falas
Gjithashtu:
https://www.youtube.com/c…/UC21Y6wkN3En_HKFdt4yWxMQ/featured
Me leje nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë.
Situata aktuale është gjithashtu një mundësi e madhe për inovacion, le të përpiqemi të shfrytëzojmë sa më shumë për të ardhmen e fëmijëve tan
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Bravo për drejtuesit e mësimdhënësit e ndërgjegjshëm.
Bravo mediave lokale
Kujdes Po, panik Jo.