Lajme

Këshilli Kombëtar Shqiptar siguron lejen për përdorimin e platformës mësimore të Shqipërisë

Pas shpalljes së pandemisë dhe gjendjes së jashtëzakonshme shkaku i koronavirusit erdhi deri te mbyllja e të gjitha shkollave. Për nxënësit e nacionalitetit serb u sigurua Platforma e mësimit online në Televizionin publik të Serbisë (RTS) por nxënësit shqiptar mbetën pa kurrfar zgjidhje, raporton rtvpresheva.com

Këshilli Kombëtar Shqiptar duke vërejtur emergjencën e situatës së krijuar u mobilizua dhe sot pas shumë përpjekjeve dhe kontakteve me Qeverinë por dhe me faktorin ndërkombëtar, bëri publik lajmin e shumëpritur se kanë arritur të sigurojn lejen që nxënësit shqiptar do ta shfrytyojn Platformën mësimore online për nxënës me klasa virtuale të autorizuar nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit Republikës së Shqipërisë.

Ky është postimi i plotë nga Krzetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa:

? Keshilli Kombëtar Shqiptar me përkushtim insiston në drejtën e trajtimit të barabartë të nxënësve shqiptar në këtë situatë të jashtëzakonshmme.

? Hapa konkretë përmes Administratës shkollore (školska uprava) për realizimin video xhirimet.

? Ka deponur listën shtesë për angazhimin e mësimdhënësve në këtë drejtim.

? Luten të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit të përdorin Platformën mësimore online për nxënës me klasa virtuale të autorizuar nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit Republikës së Shqipërisë
Falas

?
⚫ https://www.akademi.al/
Gjithashtu:
?
⚫
https://www.youtube.com/c…/UC21Y6wkN3En_HKFdt4yWxMQ/featured
Me leje nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë.

? Situata aktuale është gjithashtu një mundësi e madhe për inovacion, le të përpiqemi të shfrytëzojmë sa më shumë për të ardhmen e fëmijëve tanë.

⚫

?
?
⚪ Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

?

⚫ Bravo për drejtuesit e mësimdhënësit e ndërgjegjshëm.

?

⚫ Bravo mediave lokale

?

Kujdes Po, panik Jo.