Lajme

Mjeku i njohur nga Presheva që punonë në Francë, Teni Kamberi ka një porosi për Luginasit

Mjeku i njohur nga Presheve i cili jeton dhe punon në Francë, ne Centre Hospitalier de Doual në Liege ka bërë një postim enkas për qytetarët e Luginës së Preshevës ku atyre ju përcjell disa porosi rreth pandemisë së coronavirusit dhe si duhet të sillemi në këtë situatë, raporton rtvpresheva.com

Dr. Teni Kamberi shkruan:

Te nderuar bashkvendas te Lugines dhe ju o Shqiptar kudo qe jeni : Desha ti shkruaj dy rrjeshta sepse ndergjegja ime profesionale e Kombetare nuk me lejon te jem indifferent para disa fotove dhe skenave qe me rrenqethin lekuren . Ju jeni popull i cili din Te tejkaloje kriza te panumerta, kjo qe po ndodhe sot eshte e jashtezakonshme. Kini kujdese rrini neper vatrat tuaja, shmangni ne maksimum kontaktet e pa nevojshme, respektone distancen mes individeve minimumi nje meter ( transmetimi behet permes sperkatjes se sekrecioneve), pastroni duart rregullisht, nje kujdesë Te veçant per te moshuarit ata jan me te ekspozuarit per momentin.Franca me gjith kushtet shkencore e ekonomike te jashtzakonshme po ka veshtiresi,nuk guxoj as ta imagjinoj nese e njejta do ndodhe tek ne se çfar pasoja do ket!!!!! Mos panikoni po qendroni vigjilent dhe aplikoni keshillat e mjekeve me seriozitrtin me te madh.Zoti ju ruajt,Zoti I bekofte Shqiptaret kudo qe jane.
Juaji
Dr.Teni Rr. KAMBERI
FRANCE 19/3/2020