Të fundit

Konfirmohet rasti i parë me Koronavirus në qytetin e Vranjës

Në qytetin e Vranjëe është konfirmuar rasti i parë me Koronavirus, tha Kryeministrja e sërbisë Ana Bërnabic gjatë deklaratës së sajë në orët e mbrëmjes drejtuar qytetarëve.

Sipas informacioneve jozyrtar, por jo më pak të besueshëm, të siguruara nga Info Vranjske, transmeton presheva.com, është infektuar gjyqtari i Gjykatës Themelore në Vranje, tek i cili prania e virusit është konstatuar më 18 mars në Institutin “Torlak”
Edhe pse nuk donin ta konfirmonin zyrtarisht, prania e virusit tek ky vranjali u konfirmua nga ZZJZ në Vranjë.

Sipas informacioneve të fundit, ai është transferuar me ambulancën e ndihmës së shpejtë sot rreth orës 18:00 në Qendrën klinike në Nish për trajtim të mëtutjeshëm.
Ky gjyqtar mbërriti në Serbi në 10 Mars nga Praga, ku shkoi për pushimet e tetë marsit, përmes vendkalimit kufitar Horgos.
Ndërsa ky gjyqtar punonte vazhdimisht në gjykatë, edhe pse kishte ethe për ca kohë, autoritetet dezinfektuan të gjitha ambientet e gjykatës të Mërkurën në mbrëmje, siç dëshmohet nga videoja më poshtë.

Sipas disa njoftimeve, që nga mbrëmja e së mërkurës, të gjithë punonjësit e Gjykatës Themelore në Vranjë do të vendosen në izolimi shtëpiak për një periudhë prej 28 ditësh.

Gjatë kësaj kohe, gjykata mbyllet dhe nuk do të funksionojë./presheva.com