‘Koalicioni do të prishet, LDK-ja me partnerët tjerë e bëjnë Qeverinë’
Sot, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun me arsyetimin se ai po përhapë panik te qytetarët në lidhje me Koronavirusin.
Këtë veprim të Kurtit, analisti politik Ramush Tahiri po e sheh si moskoordinim ndërmjet partnerëve të koalcionit e që do të sjellë prishjen e koalicionit.
Ai ka thënë se kriza mes koalcionit është shumë e madhe.
“Kjo tregon se ai është i pakoordinuar me partnerin e koalicionit pasi që të gjithë ministrat janë emëruar ndërmjet dy partive. Kjo tregon se kriza e partnerit të koalicionit është e thellë dhe se qeveria gjithsesi do të bjerë. Albin Kurti donë një arsyetim të ndershëm për rënien e Qeverisë duke e akuzuar se ia ka lidhur duart Kurtit për të vepruar pasi që ministri ka dalë me një propozim që kryeministri e ka penalizuar”, tha Tahiri.
Ai tha se edhe më herët dallimet janë vërejtur ndërmjet koalcionit sa i përket taksës ndaj Serbisë.
“Mua po më duket se Albini ka dalë i pasuksesshëm këta muaj duke përfshirë edhe takimin dhe raportet me Edi Ramën e partnerët e koalicionit dhe marrjen e vendimet vetë siç ishte vendimi për taksen si dhe kërkim falja për heqjen e tarifës me 15 mars”, tha Tahiri.
Sipas tij, problem mbetet rrëzimi i Qeverisë.
“Problemi mbetet rrëzimi i qeverisë, por ekziston mundësia që Kurti me vazhdu si qeveri e pakicës siç e ka vazhduar Ramush Haradinaj, por ekziston edhe mundësia që qeveria me hi në votëbesim dhe me votat e LDK-së me u rrëzu dhe në atë mbledhje me u zgjedh qeveria tjetër me mandatar LDK-në dhe me partner tjetër. Kjo është e vetmja zgjedhje institucionale që e kapërcen gjendjen”, tha ai.b.s.