Bota

Shënohet viktima e parë e koronavirusit në Turqi

Turqia ka konfirmuar të martën mbrëma vdekjen e parë të ndërlidhur me koronavirusin ndërsa vendi është përballur me më shumë se dyfishim të rasteve të personave të infektuar, nga 47 një ditë më parë, në 98 ditën e martën.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha gjatë një konference për media se një 89-vjeçar ka vdekur pasi u prek me virusin nga dikush që kishte kontakt me Kinën, epiqendra e përhapjes globale, raporton Reuters.

Turqia ka diagnostikuar 51 raste më shumë të martën, tha ai.