Lajme

Bujanoc/ Gjendja e jashtëzakonshme, fshati Muhoc izolohet, banorët të alarmuar, kanë të sëmurë dhe mungesë të barërave

Pas shpalljes të gjendjes së jashtëzakonshme në Sërbi dhe masave të ndërmarra kufitare, fshati Muhoc i Komunës së Bujanocit sot është gjetur në izolim të plotë duke mos i lejuar banorët të lëvizin në punktin policorë në hyrje të këtij vendbanimi.

Lidhur me këtë gjendje të krijuar nëpermjet rrjetit social ka reaguar Kryetari i Bashkësis Lokale Xhevat Hasani.

Hasani iu ka drejtuar për ndihmë urgjente organeve komunale dhe stacionit policorë që të ndërmarrin masa të menjëhershme, për arsyeje se banorët nuk po mund të furnizohen as me gjëra elementare.

” Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga qeveria e Sërbis, me rastin e përhapjes së Korona virusit, B.L Muhoc, është tërsishtë e izoluar, në pamundësi t’i kryejnë obligimet që kan qytetarët për t’u furnizuar me produkte ushqimore dhe barna, pasi që barnatorja nuk vjen më në Muhoc, e ne në pamundësi që të qarkullojmë për në Bujanoc për arsye se nuk kemi infrastrukturë rrugore për makina udhtarësh, deri tani kemi shfrytëzuar rrugën Muhoc-Karaqevë- Breznicë-Bujanoc, por nga sotë shumë udhtarë jan këthye nga policia lokale në pikën e kontrollit në Muhoc.

Nuk ka hyrje as dalje për në Kosovë, jemi thellë të indinjuar për situatën e krijuar, ne kuptojmë edhe masat e mara edhe rekomandimet e qeverisë dhe shtabit të krizës, por ju njoftoj se Bl.Muhoc, jemi një rastë specifik e gjeografik ku kërkon një kujdes të veqantë nga organet kompetente komunale e shtetërore.

Me anë të kësaj shkrese ftoj organet relevante shtetërore dhe komunale, ftojmë Kryetarin e Komunës njëherit edhe komandantin e shtabit të krizës z.Shaip Kamberin dhe kryeshefin e Stacionit Policor në Bujones, që të marin në konsiderat këtë shkresë, dhe në kohë sa më të shkurtër dhe reale të na japin një përgjigje, dhe të bëjnë një zgjidhje të mundëshme, pasi që ne kemi nevojë për një rrugë, sepse kemi njerëz të sëmurë, kemi nevojë për barna, për artikuj ushqimor etj.

Nuk është kërkes politike, por është kërkes imediate e që kërkon zgjidhje të shpejtë, ndryshe jemi të detyruar të organizojmë një protestë paqësore para pikës kontrolluese në hyrje të fshatit” thuhet në shkresën e Xhevat Hasanit Kryetërë i BL Muhoc./