Dy raste pozitive në Kosovë me koronavirus
Dy raste me koronavirus janë raportuar në Kosovë.
Këtë e konfirmoi ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, raporton KOHA.
Ata gjendet në Klinikën Infektive.
Ai njoftoi se njëri rast është shtetase italiane 20 vjeçare, pacienti dytë 77-vjeçar kosovar.
Edhe kryeministri Albin Kurti bëri thirrje të mos bëhet panik.