Sporti

Koronavirusi, “Vrapimi nëpër Luginë” do të shtyhet për datën 1 Nëntor 2020, me fillim në orën 10 e 30

Të dashur vrapues,
ndodhemi në një situatë, ku mbajtja e eventeve nuk është në dorën tonë, është situatë pandemike.
Ne jemi të detyruar që të respektojmë urdhërat e ekspertëve.

Ne kemi bërë bluzat, medaljet dhe të gjitha përgatitjet e nevojshme për të mbajtur eventin e vrapimit më 22 Mars 2020, por jemi të detyruar ta shtyjmë datën, për shkak të situatës së krijuar nga coronavirusi.

Ju njoftojmë se “Vrapimi nëpër Luginë” do të shtyhet për datën 1 Nëntor 2020, me fillim në orën 10 e 30.
Shëndeti i vrapuesve, vullnetarëve dhe i publikut është parasëgjithash.

Ju kërkojmë mirëkuptim!
Pyetjet tuaja mund ti bëni në komente ose në inboks.