FutbollSporti

Trajneri i Arsenalit del pozitiv për koronavirus

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur të enjten mbrëma klubi i madh anglez i futbollit.

“Qendra jonë stërvitore është mbyllur pasi kryetrajneri Mikel Arteta ka pranuar rezultatet pozitive për COVID-19 këtë mbrëmje”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Personeli i Arsenalit që ka pasur së fundmi kontakt të afërt me Artetan tani do të izolohet, në përputhje me rekomandimet e dhëna.

“Presim që këtë ta bëjnë një numër i madh i personave nga qendra jonë stërvitore, duke përfshirë të gjithë lojtarët e ekipit të parë dhe stafi i trajnerëve”, ka njoftuar Arsenali.