Nuk zgjoheni dot në mëngjes? E ka fajin IQ-ja juaj
Sipas psikologut, Satoshi Kanazawa, personat që kanë vështirësi për t’u zgjuar kanë IQ më të lartë se sa ata që zgjohen menjëherë në mëngjes.
Kjo pasi orët e gjumit, nuk varen aspak nga ora në të cilën flemë, por varen nga ora biologjike e trupit tonë.
Cikli biologjik i gjumit ndryshon në njerëz të ndryshëm, në fakt ky cikël varet nga sasia e dritës si dhe nga mungesa e saj.
Përshembull, njerëzit që zgjohen herët, pa asnjë problem në mëngjes kanë një orë biologjike shumë të qartë.
Nga ana tjetër personat që kanë vështirësi në zgjim e kanë hemisferën e djathtë të trurit më të zhvilluar, ndaj dhe ora e tyre biologjike, nuk mund të diktohet, kështu që mezi zgjohen në mëngjes.