Bota

Shkon në 4 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Zvicër

Sot, e mërkurë, një i sëmurë 54 vjeçar nga koronavirusi ka vdekur në spitalin Bruderholz në Binningen të Kantonit Baselland. Këtë njoftim e ka bërë ekipi i krizave i kantonit Baselland, shkruan sda.ch.

Ky është pacienti i katërt zviceran që ka vdekur nga infeksioni me koronvirus dhe i dyti në kantonin Baselland, transmeton albinfo.ch.

Personi në fjalë ishte shtruar në spital për pneumoni që nga 3 mars dhe testi i tij për Covid-19 ka rezultuar pozitiv pasi që gjendja e tij qe përkeqësuar. Ai u desh të trajtohej me frymëmarrje artificiale.

Konsiderohet se i përmenduri kishte marrë pjesë në një aktivitet të Kishës se¨Lirë (Freikirche) në mes të shkurtit në Mulhouse (Francë), në të cilën disa njerëz ishin infektuar me koronavirus, përcjell albinfo.ch. Ai, sipas ekipit të krizave në Bazel, më parë vuante nga disa sëmundje kronike.