Shqipëri

Shënohet viktima e parë nga Koronavirusi në Shqipëri

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri. Mësohet se ka ndërruar jetë e moshuara e infektuar me virusin vdekjeprurës, që po qëndronte në Spitalin e Durrësit.

Bëhet fjalë për një grua të moshës 73-vjeçare e cila ishte shtruar në spitalin e Durrësit para 7 ditëve në datën 3 mars. Gruaja identitetit i së cilës ende nuk bëhet i ditur vuante dhe nga sëmundje të tjera dhe nga zemra.

Ajo kishte qenë së fundmi në Itali, në Bolonja dhe në spital është paraqitur vetë pasi ka shfaqur shenjat e para të gripit.