Opinione

Valon Arifi: Sabotime ndaj listës së përbashkët, ruajtja e unitetit është përtej inateve lokale

Pas situatës së krijuar në opinion për mbarvajtjen e seancës së parë të Kuvendit Komunal të Prshevevës, për vitin 2020 ku opozita lokale e Partisë Demokratike Shqipëtare dhe Partisë për Veprim Demokratik kanë paralajmruar mos pjesmarrjen në këtë seancë, njëherit edhe pas fillimit të mbledhjes së nënshkrimeve nga Partia Demokratike në Bujanoc, ka reaguar aktivisti i shoqërisë civile Valon Arifi, përcjell Ministria Lajmeve.

Ai në rrjetin social fejsbuk situatën e paraqet si sabotim ndaj marrëveshjes së nënshkruar në Tiranë për pjesmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare, deri sa mos prezencën e degës së PVDs e sheh si konfuze dhe pamaturi politike, ndësra për PDSH’n thekson se është e kuptueshme, kur realisht të njejtin edhe kanë qenë kundër pjesmarrjes në këto zgjedhje, pavarësisht mbështejtes nga dy qeverite të Shqipërisë e Kosovës.
“Fillimisht jam i bindur që kuvendarët e Preshevës o të jenë të kujdesshëm dhe do të ruajn unitetin për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të 26 prillit, njëherit shpresoj që PVD e Preshevës të tregoj maturi politike dhe mos të bijë preh e atyre që për shumë vite kanë kritikuar PVDn e Riza Halimit dikur e të Shaip Kamberit sot për pjesmarrje në ato zgjedhje” është shprehur Arifi./ministrialajmeve.com