Bota

Emigrantët/Erdogan-Merkelit: Nuk po funksionojnë ligjet mes Turqisë dhe BE

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka thënë kancelares gjermane, Angela Merkel se rregulloret për emigrimin mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian nuk janë duke funksionuar dhe duhet të rishikohen.

Bashkimi Evropian u ka kërkuar emigrantëve në kufirin turk që të mos kalojnë në anën e Greqisë, duke dhënë shenja për ofrim të ndihmës për Ankaranë, teksa përplasjet në mes të policisë greke dhe refugjatëve kanë hyrë në javën e dytë.

Në një bisedë telefonike, Erdogan i kanë thënë kancelares Merkel se marrëveshja për armëpushim me Rusinë për rajonin e Idlibit në Siri synon të mbrojë civilët dhe trupat turke atje.

Turqia javën e kaluar i ka hapur kufijtë drejt Evropës, duke thënë se nuk mund të zbatojë më një marrëveshje të vitit 2016 me BE-në për të parandaluar hyrjen e migrantëve në Evropë.

Turqia tashmë strehon mbi 3.7 milionë refugjatë sirianë dhe emigrantë nga vendet tjera të Lindjes së Mesme.

Në javët e fundit edhe gati 1 milion sirianë i janë afruar kufirit turk nga provinca Idlib e Sirisë për shkak të luftimeve të ashpra atje në mes të rebelëve anti-qeveritarë që mbështet Turqia dhe forcave qeveritare siriane nga Rusia.