Lajme

Edhe filozofi nga Shqipëria, kundër Grenellit: : Amerika s’është një ambasador

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha përmes një shkrimi i ka sulmuar sot mediat, duke i quajtur të shërbimit, teksa ka shtuar se Amerika është e krahasueshme me Evropën, e jo me një ambasador.

Hoxha ka shkruar se gjashtë tetori ka ndodhur dhe se në negociata duhet të shkohet si shtet me institucione të pakorruptuara.

“Ata sot janë të sigurtë se demarkacioni ka qenë gjë e mirë për shtetin e Kosovës, edhe pse deliberalizimi i vizave nuk ndodhi. Edhe atëherë kërcënuar se do të izolohej shteti i Kosovës. Demarkacioni është gabim sepse dha territore dhe tregoi se shteti i Kosovës është i konceptuar si i copëtueshëm dhe i dhurohet prurësit më të parë (krejt si monedhat në bankë). Me këtë traditë negocimi të tjerët do të kërkojnë gjithnjë e më shumë e do të premtojnë gjithnjë e më pak”, ka thënë ai.