Shqipëri

Meta: Është detyra ime të mbroj i pari lirinë dhe demokracinë e vendit

Presidenti Ilir Meta u ka dhënë mbrëmjen e sotme një tjetër mesazh qytetarëve shqiptarë.

Teksa ka publikuar fjalimin e plotë të mbajtur mbrëmjen e djeshme gjatë manifestimit, Meta shkruan në rrjetet sociale se është detyra e tij që të jetë i pari në luftën me grushtin e shtetit dhe të mbrojë lirinë e demokracinë e vendit.

Më tej, meta shkruan se është i lumtur që zëri i popullit po dëgjohet në të gjithë Shqipërinë dhe kudo ku ka shqiptarë në të gjithë botën demokratike.

Reagimi

Është detyra ime si Kryetar i Shtetit të jem i pari në luftën me grushtin e shtetit! ??
Është detyra ime si President i Republikës të mbroj i pari lirinë dhe demokracinë e vendit dhe të popullit tim! ??
Jam i lumtur se zëri i popullit po dëgjohet në të gjithë Shqipërinë dhe kudo ku ka shqiptarë në të gjithë botën demokratike. ??
Jam i lumtur se Kushtetuta e popullit ka sot në shesh popullin e Kushtetutës. ??
FALENDERIM DHE MIRËNJOHJE TË GJITHËVE! ??