Shqipëri

Një peshkatar mbytet në Durrës, pasi i përmbyset varka

Një peshkatar është mbytur të dielën, e një tjetër ka përfunduar në spital, pasi u është përmbysur varka e peshkimit nga dallgët e mëdha në bregdetin e Durrësit, ka njoftuar Panorama.

Policia në Durrës ka njoftuar se shtetasi I.B. 48 vjeç, është shpëtuar, pasi është nxjerr në breg nga një prej familjarëve të tij, ndërsa shtetasi tjetër A.M. 52 vjeç, dyshohet se është mbytur.

“Më datë 01.03.2020, rreth orës 12:25, në lagjen nr.1, Durrës, dy shtetas ishin futur në det me një pedalon për peshkim, ku si pasojë e dallgëve pedaloni është përmbysur”, thuhet në njoftimin e Policisë në Durrës.