Lajme

Daçiq: Menduam se nuk mund të ketë më të keq se Haradinaj, pastaj vjen Kurti

Ivica Daçiq vlerësoi sot se paralajmërimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për heqjen e pjesshme të taksës me kushtëzimin e ndalimit të fushatës së tërheqjes së njohjeve të Kosovës nga Serbia, edhe një mashtrim i pushtetit të Prishtinës dhe përpjekje që të iket nga obligimet që ka marr Prishtina nga marrëveshja e Brukselit, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

Daçiq para gazetarëve në Beograd në pyetjen rreth kushtëzimit të Kurtit për taksat ka thënë se kryeministri i Kosovës duhet të përgjigjet nëse pranon marrëveshjen e Brukselit apo mendon se ai dokument nuk e obligon atë.

‘Kur e ka pranuar Serbia Kosovën si shtet, që Kurti të kërkoj trajtim të barabartë”. Kur OKB edhe BE e kanë pranuar Kosovën, që të kërkoj diçka të tillë” pyeti Daçiq.

Ai përkujtoi në lajmin e para disa ditëve se Xhamajka e ka njohur Kosovën dhe se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi falënderoi kongresmenin amerikan Engel në lotimin shumëvjeçar që Xhamajka të pranoj Kosovën.

”Në Prishtinë janë lavdëruar me këtë, edhe pse doli që nuk është e saktë. Por se ata punojnë në atë. Prishtina edhe Tirana do të nënshkruajnë marrëveshje për financimin e përbashkët të fushatës për pranimin e pavarësisë së Kosovës. Ndërsa Serbia të ndaloj me fushatën e tërheqjes së njohjeve! Nuk mendojnë ndoshta se jemi të marrë”, tha ai.

Sipas tij heqja e taksës nuk ka asnjë lidhje me fushatën e tërheqjes së njohjeve dhe se Prishtina duhet deklarohet a respekton a jo marrëveshjet e arritura.

”Për këtë do të bisedohet ditëve që vijnë, si edhe Vuçiq edhe unë mendoj se ky është një tjetër mashtrim dhe tentim që Prishtina të paraqitet sikur iu dalin në takim kërkesë bashkësisë ndërkombëtare.

Ai tha se BE është ngutur të përshëndes propozimin e Kurtit, ndërsa ShBA kanë thënë se ky është “mashtrim” dhe Kurti duhet të heq taksa në tërësi dhe pa kushtëzim.

”Kjo është tragji-komedi që po vazhdon në Prishtinë. Tamam kur se nuk mund të vij më i keq se Haradinaj, e atëherë të demantojnë. Kurtit i intereson vetëm Shqipëria e madhe dhe e bashkuar, ai në zyrën e tij mban flamurin shqiptar e jo të Kosovës” tha Daçiq.

Ai vlerësoi se presidenti i Serbisë në të ardhmen do të jetë i nënshtruar presioneve rreth kësaj çështje dhe nënvizoi se na duhet uniteti në mënyrë që Serbia të mbroj interesat e saj nacionale e shtetërore.