Lajme

Kamberi dhe Mustafa pritën në takim shefin e ri të zyrës ndërlidhëse të Rep. së Kosovës në Beograd, Jetish Jasharin

Gjatë ditës së sotme, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa pritën në Bujanoc shefin e ri të zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, z.Jetish Jashari, me të cilin biseduam për vazhdimin e bashkëpunimit të ngusht në mes Komunës së Bujanocit dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Në lidhje me takimin z.Kamberi për media lëshoi komunikatë në të cilën thuhet:

Takim me shefin e ri të zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, z.Jetish Jashari, me të cilin biseduam për vazhdimin e bashkëpunimit të ngusht në mes Komunës së Bujanocit dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Ambasadori Jashari është i emëruari i ri i Republikës së Kosovës në Beograd

Edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa pas takimit deklaroi:

Sot pata kënaqësinë e veçantë që së bashku me zv/kryetarin Enver Mehmeti të mirëpresim shefin e ri të zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, z. Jetish Jashari.

E urova për detyrën e re si dhe e njoftova me sfidat dhe problemet me të cilat po vazhdojnë të përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe përpjekjet programatike të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kërkova bashkëpunim dhe bashkërendim edhe më intensiv për adresimin e kërkesave në institucionet shtetërore dhe atyre ndërkombëtare, në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë.

Bashkëpunimi ndërinstitucional me Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë mbetet një nga synimet tona.