Opinione

Kim Mehmeti: Diplomatët habiten kur shohin burrështetas të pakorruptuar

Nisur nga çfarë kanë trajtuar mediat ditën e sotme, akademiku dhe shkrimtari Kim Mehmeti shprehet se fjalimi i Albin Kurtit në Mynih ka tronditur miqësinë mes Ramës, Thaçit dhe Vuçiçit si dhe ka shkaktuar hatërmbejtje tek amerikanët.

Sa iu përket këtyre të fundit, Mehmeti nuk gjen arsye ndërsa thekson se askush nuk e do dhe nuk kujdeset më mirë për Kosovën se sa kryeministri i saj.

Mehmeti e konsideron Kurtin si politikan të pakorruptuar, të mençur, të dinjitetshëm dhe që kanë kokë për të menduar e jo vetëm për ta mbajtur baraspeshën e trupit, gjë të cilën sipas tij nuk ka pse përmendet si diçka e madhe me të cilin diplomatët nuk e kanë mësuar.

“Pra s’kemi pse u hidhërohemi të huajave që ne i mësuam të besojnë se të gjithë të zgjedhurit dhe burrështetasit tanë janë si Piktori i Shqipërisë dhe Presidenti i Kosovës, të cilët më me fat ndjehen kur fotografohen me kopshtarin e ndonjë burrështetasi perëndimor se sa kur bëjnë ndonjë të mirë për popullin e vet!”, shkruhet në reagimin e tij.