Arsyetohet Tom Gashi për shqelmin ndaj lypësit: Po kryej punën e inspektoratit
Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas lajmit të shpërndarë për shqelmin që i dha lypësit në sheshin ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë duke thënë se ka kryer punën e inspektoratit.
Avokati Gashi ka dhënë një arsyetim të çuditshëm duke thënë se po e bën punën e inspektorit.
“Tu e kry punen e inspekcionit mas dy vjet britmash te qmendura dit e nat ne sheshin Nënë Tereza! Keta kan shefa me mercedesa dhe jan tregu per mbi 2 vite grup me i organizuar se inspekcioni i Prishtines.!”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë, që i njohur Tomë Gashi i cili publikisht e mbështetë Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin dhe shpesh angazhohet nga VV në raste gjyqësore, është incizuar duke shqelmuar paratë që një lypës kishte para vetes derisa po kërkonte lëmoshë në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.